Argjentina shkëlqen pa Messit, a do të jetë “pleshti” në Botëror?
Ndaj Brazilit, Argjentina vërtetoi se di të fitojë edhe pa kapitenin legjendar Leo Messi, madje edhe duke dhuruar spektakël. Kampionët në fuqi siguruan matematikisht një biletë për në Botërorin “FIFA2026”, por pyetja që shtrojnë të gjithë tifozët e futbollit është: A do të jetë Messi i pranishëm në këtë Botëror? Kjo është një pyetje që i bëhet shpesh trajnerit Scaloni, por përgjigjja mbetet e njëjtë:
“Të shohim se çfarë do të ndodhë, ka ende shumë kohë deri atëherë, theksoi Scaloni duke shtuar: Duhet të luajmë ndeshje pas ndeshje, të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës, në të kundër do ta shohim vetëm duke folur për këtë pjesë edhe për një tjetër vit. Duhet ta lëmë të qetë Messin, të shohim. Do të jetë ai i cili do të vendos kur të jetë momenti i duhur, të mos e çmendim me këtë pjesë”, u shpreh trajneri i Argjentinës.
()