Dinamo, Ilir Daja pas fitores: Lojtarët po japin maksimumin, kjo na jep besim
Tekniku i Dinamos, Ilir Daja analizoi fitoren 1-0 ndaj Partizanit.
“Ajo që na jep besim për këtë ecuri është maksimumi që japin lojtarët. Sot kishim edhe më shumë mungesa, se u shtuan, Jonuzi ka sakrifikuar, se ka nxjerrë shpatullën dhe sot ka luajtur me fasho. Ky është elementi që na jep besim për atë që kemi bërë dhe vazhdimësinë. Sigurisht për maksimumin e lojtarëve, meritë për këtë ka presidenti Bardhi bashkë me drejtuesit që kanë krijuar këtë grup me djem shumë të mirë dhe lojtarë po aq të mirë.
Lorran? Besoj se është një dëmtim që na kushton shumë, se ai ka gjendjen më të mirë. Besoj është tërheqje e gradës së parë, që të mos bëhem kompetent, sipas bisedës me stafin mjekësor, për momentin nuk mund të themi çfarë grade është dëmtimi. Por duket që mund të jetë 10 ditë apo dy javë jashtë. Na shqetëson edhe Toli i cili doli me ndërrim të detyruar.
Sot ka qenë një kompleksitet veprimesh që ne bëmë shumë mirë. Pa motivimin maksimal të lojtarëe nuk arrihet asgjë. Sigurisht që ne e përgatitim ndeshjen edhe në raport me kundërshtarin, edhe me kontingjentin në dispozicion për të bërë më të mirën, edhe pse është në nivel paragjykimi. Por ajo që rezultoi sot ishte edhe vazhdimësia në lojë, se jo vetëm morëm tre pikët e arritëm fitoren. Besoj se me 99% sot, pas shumë vitesh, Dinamo është përsëri prezente në Europë. Por ajo që më kënaqi më shumë, është që lojtarët dhe manovra e mbështetjes, krijimi i superioritetit, lojtarët mbajtën një ritëm e krijuam personalitet se Partizani është ndër më të mirët në kampionatin shqiptar pavarësisht largimeve që ka patur.