Sun, Mar 30, 2025

I rrezikohej jeta në Sierra Leone, riatdhesohet 19 vjeçari shqiptar pas kërkesës për ndihmë nga e ëma

  • PublishedMarch 27, 2025

I rrezikohej jeta në Sierra Leone, riatdhesohet 19 vjeçari shqiptar pas kërkesës për ndihmë nga e ëma

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka riatdhesuar në Shqipëri një 19-vjeçar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone.

Përmes një njoftimi në Facebook, MPJ bën me dije se misioni për gjetjen dhe riatdhesimin e të riut nisi pasi e ëma e 19-vjeçarit kërkoi ndihmë nga autoritete disa ditë më parë.

Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua një reagim i shpejtë dhe i efektshëm.

Me përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme, operacioni u përmbyll me sukses brenda një periudhe të shkurtër, duke bërë të mundur që i riu të kthehej i sigurt dhe i shëndetshëm pranë familjes së tij”, njofton MPJ.

Sakaq nuk ka asnjë informacion se nga se ishte i rrezikuar i riu shqiptar në Sierra Leone.

Postimi i plotë i MPJ

Pas disa ditësh përpjekjesh intensive, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një të riu shqiptar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone.

Kërkesa për ndihmë erdhi nga e ëma e 19-vjeçarit, F. T., disa ditë më parë, dhe MEPJ e mori menjëherë nën shqyrtim situatën.

Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua një reagim i shpejtë dhe i efektshëm.

Me përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme, operacioni u përmbyll me sukses brenda një periudhe të shkurtër, duke bërë të mundur që i riu të kthehej i sigurt dhe i shëndetshëm pranë familjes së tij.

MEPJ shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë autoritetet që morën pjesë në këtë operacion dhe siguron se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të palodhur për shtetasit shqiptarë, kudo që ndodhen.