Kategoria e Parë/ Triumfon Korabi, mund Erzenin
Korabi ka mposhtur Erzenin me rezultatin 0-2 në stadiumin e Vorës. Ndeshja u vendos në pjesën e parë, pikërisht me golat e Pjeshkës dhe Markut.
Lojtarët shënuan njëri pas tjetrit, pikërisht në minutën e 19-të dhe 20-të. Kështu u fituan 3 pikë të arta, që largojnë Korabin nga zona e ftohtë.
Korabi mban vendin e tetë pas 31 javësh në Kategorinë e Parë. Erzeni është i rënë nga kategoria, që nga java e kaluar.