Sun, Mar 30, 2025

Kush fshihet pas kompanisë “PE VLA KU”?- Vetting zbulon shkeljet me tenderat në Kosovë! Pse firma që mori miliona euro nga Rindërtimi është në listën e zezë

  • PublishedMarch 27, 2025

Kush fshihet pas kompanisë “PE VLA KU”?- Vetting zbulon shkeljet me tenderat në Kosovë! Pse firma që mori miliona euro nga Rindërtimi është në listën e zezë

EMISIONI VETTING

Por kush është kompania “Pe-Vla-Ku”?

Kjo kompani ka si aksioner, Vladimir Pjetërgjokaj me 53% të aksioneve dhe Kujtim Arifaj me 47% të aksioneve. Kjo kompani ka një shifër të lartë tenderash, të cilën e ka përfituar nga buxheti i shtetit. Deri më tani numërohen 18 gara të finalizuara në 7 institucione tenderues që kapin vlera mbi 6 miliard lekë pa TVSH.

E themeluar në 04 tetor 2005 kompania ka një grafik ku bie në sy xhiro mjaft e lartë, ndërsa  fitimet dalin në disa raste edhe me minus për vite me radhë sipas të dhënave nga “Opencorporates.al”.

Kompania “Pe VLA KU” probleme me dokumentacionin

Në investigimin që gazetarët e emisionit “Vetting” kanë kryer kanë vërejtur në dokumentin ligjor-teknik se kompania “PE VLA KU” shpk ka mospërputhje të drejtuesit ligjor sipas QKR-së me drejtuesin ligjor të licencës në kundërshtim me përcaktimet e pika 2 kreu 1 VKM nr.42 datë 16.01.2008.

fvghnjm

“Për miratimin e Rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit klasifikim dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtarinë ndërtimi.” Pra si drejtues ligjor paraqitet administrator Vladimir Pjetërgjoka, kurse në bazë të një tjetër dokumentacioni, licencës drejtues ligjor është vetëm  Kujtim Arifaj.

Teksa në kreun 1: “Qëllimi fusha e veprimit  të rregullores  dhe përkufizimit  pika 2  të VKM  nr. 42  parashikohet  se “Drejtuesi ligjor- personi fizik administrator për shpk drejtor  president për sh.a. personi fizik  të përcaktuar si të tillë nga vendimi i regjistrimit në Qendrën Kombëtare të regjistrit ose në gjykatë, në kreun III “kategorizimi dhe klasifikimi i lecencës   elementet e saj , kushtet, kriteret.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit më sipër, referuar  praktikës së vendimmarrjeve të Komisionit të Prokurimit Publik për rastet e mospërputhjes së drejtuesit ligjor të licencës  me administratorin sipas QKR-së.  Por edhe praktikës së vlerësimeve të kryera në raste të ngjashme, licenca e lëshuar për shoqërinë  Pe VLA KU shpk megjithëse është lëshuar nga institucione t përgjegjëse konkretisht nga Ministria e Punëve Publike dhe transportit shfaq  mangësi dhe nuk përmbush të gjitha detyrimet ligjore të parashikuara nga akti normativ.

Ekspertja Radonshiqi sqaron se: “Kjo garë  duhet të jetë transparente e ndershme e paanshme nga ana tjetër duhet të jetë konkurruese, nëse i referohemi këtyre 3 parimeve shpesh here në Shqipëri janë shkelur.”

Në tenderin e marr nën shqyrtim nga gazetarët investigativ të emisionit “Vetting”  ka zbuluar dy degët e kompanisë “PE VLA KU” në Kosovë. Edhe në një tender në Gjakovë sipas medias vendase kjo kompani ka çaluar.

Konkretisht  sipas gazetës online Insajder, kompania është futur në listën e zezë.

OSHP ose  Gjykata e  Tenderave Kosovë  ka marrë vendim për të penalizuar kompaninë “PE VLA Ku” dega Kosovë dhe kjo masë u morr pas mosrespektimit  të kushteve të përshtatshmërisë në një tender  për rindërtimin e stadiumit  të qytetit në Gjakovë.

Në vendimin e lëshuar më 17 tetor 2024, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka pranuar pjesërisht kërkesën e Komunës së Gjakovës për diskualifikimin e operatorit ekonomik “PE VLA KU” dhe të tjerë, për përfshirje në aktivitete të papërputhshme me dispozitat ligjore të tenderimit.

Kjo kompani ka shfaqur mungesa serioze në dokumentat e depozituara duke u përjashtuar për një afat 6 mujor për të marr pjesë në tenderat e Kosovës.

Sipas dokumentit të OSHP-së, ky vendim vjen pas shqyrtimit të një kërkese nga Komuna e Gjakovës, e cila kishte konstatuar se disa anëtarë të grupit të operatorëve ekonomikë që kishin marrë pjesë në tender nuk i kishin përmbushur kriteret e përshtatshmërisë të kërkuara.

Raporti i hetimit ka vërtetuar se një nga anëtarët kryesorë të grupit, kompania “PE VLA KU” kishte dështuar të ofronte dokumentacionin e nevojshëm dhe nuk kishte përmbushur kriteret e përcaktuara për kualifikim.

Vendimi përfshin diskualifikimin e kompanisë “PE VLA KU” për një periudhë gjashtëmujore nga pjesëmarrja në tenderë publikë në Kosovë.

Ekspertët e OSHP-së theksuan se kompania kishte shfaqur mungesë serioziteti në ofrimin e garancisë për ofertën, duke përfshirë zgjatjen e validitetit dhe të sigurimit të ofertës. Ky rast i futjes në listën e zezë vjen si rezultat i përpjekjeve të OSHP-së për të zbatuar në mënyrë rigoroze dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik, i cili kërkon që operatorët ekonomikë të jenë të përputhshëm me të gjitha kriteret e përshtatshmërisë në aktivitetet e prokurimit publik.

Përjashtimi nga TVSH

Rreth 780 biznese që kanë kryer apo po kryejnë punime në kuadër të Programit të Rindërtimit pas tërmetit të 2019-ës nuk do të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar.

Qeveria i ka përjashtuar nga taksa ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lëshuar autorizimin që konfirmon se sipërmarrja nuk ka detyrim të paguaj TVSH nëse aktiviteti, malli apo shërbimi është produkt i Programit të Rindërtimit.

Të dhënat janë përpunuar nga Open Data Albania. Ata që përfitojnë nuk janë vetëm kontraktorë që kanë fituar tendera nga autoritetet. TVSH nuk do të paguajnë gjithashtu dhe nënkontraktorë apo furnitorë të tyre të angazhuar në zbatim të kontratës.

Programi i Rindërtimit po financohet me fonde të Qeverisë Shqiptare dhe donatorëve të huaj. Ndërkohë  mbështetje financiare nga qeveria do të përfitojnë dhe kompanitë që aktualisht kanë kontrata publike në sektorin e ndërtimit.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimi tregoi se ato  do të kompensohen me 30% të vlerës së kontratës aktuale, subvencion ky që do të miratohet pas analizimit të faturave.

Pas shumë kritikave nga Bashkimi Europian, por edhe problemet e shumta me tërmetet dhe zjarret, Qeveria Shqiptare miratoi Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë Natyrore për periudhën 2023-2030.

Sipas raportit të “Ëorld Risk Report” të Universitetit të Kombeve të Bashkuara, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive bazuar në ekspozimin, ndjeshmërinë, cënueshmërinë, përballimin dhe aftësinë përshtatëse, vendi ynë është renditur si vendi më i rrezikuar në Europë për periudhën 2013-2021. Europa është i vetmi kontinent që renditet në mënyrë të konsiderueshme nën mesataren globale në të gjitha fushat e Rrezikut nga Fatkeqësitë Naturore. Megjithatë, ka ndryshime të dukshme midis vendeve brenda Europës.

Sipas raportit më të fundit nga “World Risk Report”, dobësitë e Europës Lindore dhe Jugore janë deri në dy herë më të larta se ato në veri të Europës. Ky ndryshim rrjedh nga fakti se një e treta e vendeve të Europës Jugore – Italia, Greqia, Spanja, Portugalia dhe Shqipëria janë në dy vendet më të larta klasat e ekspozimit.

Por teksa këto vende kanë infrastrukturë dhe burime njerëzore për tiu kundërpërgjigjur rreziqeve natyrore, Shqipëria ka probleme në asete, burime njerëzore. Më e keqja është se fatkeqësitë në vendin tonë janë një mundësi e artë për zyrtarët e korruptuar për të përfituar nga rrëmuja dhe kaosi që përfshin institicionet për të grabitur ata që ngelen pa strehë dhe nën hijen  e skamjes, të pafuqishëm për të kërkuar të drejtën e tyre pasi ata që duhet ti ndihmojnë, janë ata që nxjerrin kapital nga fatkeqësia e tyre.