Sun, Mar 30, 2025

Mesazhi që ish-gruaja i dha Aldos: Të flirtosh me të gjitha vajzat e shtëpisë…

  • PublishedMarch 27, 2025

Mesazhi që ish-gruaja i dha Aldos: Të flirtosh me të gjitha vajzat e shtëpisë…

Banorja e ‘BBVA’, Gerta Gixhari theu ditën e sotme kutinë e emergjences që kishte një telefonatë. Ajo kishte shumë dëshirë që të fliste me dy djemtë e saj, por u përball me një të papritur, pasi duhej të zgjidhte një tjetër banor për t’ia dhënë.

E përlotur që nuk mund të fliste me fëmijët e saj, ajo ia dha telefonatën Aldos. Ky i fundit u shpreh se do të fliste me ish-bashkëshorten dhe do e pyeste për vajzën e tyre.

Ish-bashkëshortja i dha edhe disa këshilla për lojën:

“Vazhdo kështu siç je, çdo ditë do të doja të shikoja duke flirtuar me vajzat e bukura të shtëpisë se sa të shikoja shembuj që i ofendojnë dhe ulin femrat. Kështu që duhet ti japësh forca. Kur Rozana të thotë ke flirtuar me 3, thuaj do flirtoj me 6”, i tha ish-bashkëshortja Aldos.