Sun, Mar 30, 2025

“Mund të fitonim nëse do të shmangnim gabimet individuale”, Abilaliaj: Gjuajtësit e penalltive janë të përcaktuar, mëkat që nuk barazuam

  • PublishedMarch 27, 2025

“Mund të fitonim nëse do të shmangnim gabimet individuale”, Abilaliaj: Gjuajtësit e penalltive janë të përcaktuar, mëkat që nuk barazuam

Tekniku i Partizanit, Arbër Abilaliaj, dha opinionin e tij pas humbjes 1-0 me Dinamon.

“E para duhet të them se duke pasur parasysh koeficientin e vështirësisë që kishte ndeshja, me seksione të caktuara bëmë mirë, në momente të caktuar ishte Dinamo që ishte më e konsoliduar dhe lëvizte topin më lirshëm. Por duke pasur parasysh edhe rastet e pastra, keqardhje që rastin më të pastër e dhurojmë vetë me një gabim individual, edhe me zëvendësimet në pjesën e dytë, me hyrjen e Eleke që na dha më shumë anë fizike e prezence para zonës. Nëse ndeshja ndahej barazim, mendoj se nuk do të kishim vjedhur asgjë, për mënyrën se si shkoi.

Penalltia e Domgjonit? Të them të drejtën edhe pse kemi kohë pa marrë penallti, lojtarët godasin penallti gjatë gjithë kësaj periudhe në stërvitje. Gjuajtësit janë të përcaktuar. Kur është Taipi, gjuan ai, kur nuk është ai, gjuan Mehmeti. Pastaj është Domgjoni. Janë gjëra që janë bërë për javë të tëra në stërvitje. Bintsuka nuk shquhet për penallti, dëshira është një gjë, ndërsa mundësia është gjë tjetër, nuk ia kemi lënë rastësisë.

Manovra e Dinamos është manovër e konsoliduar, nuk është se kishte surpriza. Krijojnë dendësi, tre nivele në pika pasimi e romb. Fusha ishte shumë e shpejtë, nuk bënim asimetri në të majtën me Kekon e Domgjonin se ishin të dy me vonesë. Vendosëm që në pjesën e dytë të ndërronim, që me mesfushorët që shkonin lart dhe një qendërmbrojtës që t’i shoqëronte. Kanë qenë momente që e bëmë mirë, edhe të tjera që nuk e arritëm edhe për shpejtësinë e fushës. Është e vështirë të bësh presing lart në një fushë të shpejtë, por duke pasur parasysh rastet që u krijuan në të dy krahët, nuk mendoj se do të kishim vjedhur gjë me atë penallti që humbëm në fund.

Realisht pjesën e ndërtimit e kishim bërë në linjat anësore, nga aty të krijoheshin tre pika pasimi të ndryshme. Unë nuk ia lejoj që qendërmbrojtësit të futin topin aty, e portieri jo e jo. Ishte një moment, që për momentin që ishte loja e si po shpreheshin lojtarët… Kishim raste që Domgjoni kalonte në qendër dhe krijonte kombinime për të shkuar në krahun tjetër, keqardhje se gabimet individuale në 3-4 ndeshjet e fundit po na penalizojnë.

Kemi filluar t’i japim pak më shumë hapësira se edhe futbollistët kanë dashur kohën e tyre, nuk është e lehtë të vijnë kaq shumë lojtarë e ti futesh në një sistem aq me tepër kur nuk janë në formën optimale për të hyrë menjëherë në sistem. Në këtë ngjeshje ndeshjesh, jemi të detyruar të bëjmë rotacion dhe në këto momente po marrin formën e mirë dhe për të na ndihmuar më shumë në këto ndeshje të ngjeshura.

Elbasani katër pikë larg? Nëse nuk do kishim besim nuk do e bënim fare këtë punë. Për mënyrën se si shkoi loja sot, ndaj një kundërshtari që është me kohë i konsoliduar e ka kualitet, edhe mund të fitonim nëse do të shmangnim këto gabime individuale, se me ndërrimet në pjesën e dytë kishim më shumë freski se Dinamo e do bënim më shumë presion në minutën e 70 e më tej


AlbaniaWeb.net