Pavard optimist: Inter mund të fitojë tripletën, e ka potencialin
Mbrojtësi i Interit, Pavard është optimist për fitimin e mundshëm të tripletës me zikaltërit.
“Në futboll çdo gjë është e mundur, madje edhe sukses i trefishtë. Duhet ta mbash këtë frymë deri në fund. Kam besim sepse në stërvitje e shtyj veten në maksimum. Dhe kurrë nuk mund të ngopem duke fituar“, shpjegon mbrojtësi francez.
Në lidhje me sfidën çerekfinale të Champions League ndaj Bayern Munich, ai tha: “Një sfidë 50-50, shumë e ekuilibruar. Do të kemi rastet tona, por duhet të jemi të kthjellët në momentet e vështira, pasi Bayern është ekip i madh”.
“Edhe Inter është po aq i madh sa Bayern dhe nuk ka asgjë më të bukur si një “San Siro” i mbushur plot. Tani unë jam edhe më shumë një tifoz i Inter se sa kur erdha”, tha Benjamin Pavard.