Sun, Mar 30, 2025

Seanca paraprake për Mario Përlleshajn, prindërit e Martin Canit paraqiten në Gjykatë! I pranishëm dhe shoku i 14-vjeçarit, Luis Meçe

  • PublishedMarch 27, 2025

Seanca paraprake për Mario Përlleshajn, prindërit e Martin Canit paraqiten në Gjykatë! I pranishëm dhe shoku i 14-vjeçarit, Luis Meçe

Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit i cili humbi jetën pas sherrit me bashkëmoshatarin e tij, janë paraqitur sot në Gjykatën Penale ku zhvillohet seanca paraprake për Mario Përlleshajn, autor i ngjarjes.

Të kapur dorë për dorë, Engjëll dhe Florina Cani shoqërohen nga të afërm të tjerë, si dhe nga shoku i djalit të tyre, i cili mbeti i plagosur ditën e ngjarjes, Luis Meçe.

Mësohet se seanca gjyqësore zhvillohet me dyer të mbyllura, ashtu si edhe herë të tjera.

Ndaj Mario Përlleshajt rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja.

Martin Cani, vetëm 14 vjeç, u vra më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Nga sherri mes adoleshenteve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja, i cili tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

I mituri Mario Përlleshaj ndodhet në institutin për të mitur në Kavajë, ndërsa edhe në muajin dhjetor 2024 ai kundërshtoi masën e sigurisë “arrest me burg”

Ndërkohë më 10 shkurt Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim, duke e lënë Mario Perlleshajn në masën e sigurisë “arrest me burg”.