Sun, Mar 30, 2025

Vrasja pranë shkollës “Fan Noli”: Seanca paraprake ndaj Mario Përlleshajt

  • PublishedMarch 27, 2025

Vrasja pranë shkollës “Fan Noli”: Seanca paraprake ndaj Mario Përlleshajt

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca paraprake ndaj 14-vjeçarit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçjes në nëntor të vitit të kaluar.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura për ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi “arrest në burg”. Seanca po mbahet me dyer të mbyllura, ndërsa të pranishëm janë edhe familjarët e viktimës.

Ngjarja tronditëse ndodhi pranë shkollës “Fan Noli”, duke ngritur shqetësime për sigurinë e të rinjve.