Akuzohej për sulm seksual, Dani Alves shpallet i pafajshëm
Dani Alves është shpallur i pafajshëm, teksa akuzohej për sulm seksual.
Seksioni i Apelit i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë së Katalonjës ka pranuar me shumicë të plotë apelimin e futbollistit Dani Alves, i cili ishte dënuar nga Seksioni 21 i Gjykatës Provinciale të Barcelonës me 4 vite e gjysmë burg për rastin në fjalë në një diskotekë të Barcelonës më 31 dhjetor 2022.
Gjyqtarët e çështjes kanë hasur disa gjëra që nuk përputhen, çka ka sjellë edhe vendimin që Dani Alves të lihet i lirë. Për t’u theksuar se Gjykata vuri në dukje edhe kontradikta mes dëshmisë së viktimës dhe provave materiale të çështjes, si raportet e ADN-së dhe ekzaminimin me gjurmë gishtash.
Alves duhej të paguante garancinë prej 1 milion euro (850 mijë dhe ra dakord të dorëzonte pasaportën e tij, pasi i ndalohet largimi nga Spanja.