Mon, Mar 31, 2025

Ambasada e SHBA bën njoftimin: Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanije amerikane! Njihuni me Komandant Alban Dervishin, do të drejtojë USS Pearl Harbor në qershor

  • PublishedMarch 28, 2025

Ambasada e SHBA bën njoftimin: Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanije amerikane! Njihuni me Komandant Alban Dervishin, do të drejtojë USS Pearl Harbor në qershor

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka njoftuar se shqiptaro-amerikani Alban Dervishi, do të marrë komandën e një luftanijeje amerikane.

Përmes një postimi në rrjete sociale, institucioni shkruan se Dervishi do ta marrë në qershor të këtij viti komandën e USS Pearl Harbo.

“Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani  i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, njofton Ambasada.