Mon, Mar 31, 2025

“Ambicia jonë, të presim në 2030 garat e Formula 1!” – Rama për projektin “Auto Moto Park” në Elbasan: Është ekonomi, jo vetëm sfida me makinë

  • PublishedMarch 28, 2025

“Ambicia jonë, të presim në 2030 garat e Formula 1!” – Rama për projektin “Auto Moto Park” në Elbasan: Është ekonomi, jo vetëm sfida me makinë

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë progresin e projektit të “Auto Moto Park” në Shqipëri, i cili është bërë një bashkëpunim i ngushtë me Formulën 1.

Rama theksoi se ambicia e Shqipërisë është që në vitin 2030, të jetë një nga vendet pritëse të garës së Formula 1, një ide që, sipas Ramës, dikur ishte e pamundur.

“Ambicia është që Shqipëria 2030 të jetë edhe vendi pritës i garës së Formula 1, diçka e pakonceputeshme deri pa ca kohësh e nga vende shumë më emër se në, por ja që në ja dalim dhe aty ku basti duket i pamundur”, tha ai.

Rama shpjegoi gjithashtu se ky projekt nuk është thjesht për garën me makina, por ka një ndikim të rëndësishëm në ekonomi, duke krijuar një destinacion të ri që do të fokusohet në sigurinë rrugore.

“Ky projekt është ekonomi, nuk është vetëm garë me makina. Sepse ne 365 ditë do të krijoj një destinacion që në qendër do jetë siguria rrugore, ku që nga fëmijët deri te të rriturit që ngasin një makinë, do u referohen kësaj qendre për testimet përkatëse që do jenë pjesë të të qenit tonë anëtare të BE”, tha kryeministri.

Po ashtu, Rama njoftoi edhe një tjetër projekt për qytetin e Elbasanit, ku do të ndërhyhet në Bibliotekën e qytetit për ta kthyer atë në një destinacion kulture dhe libri.

Edi Rama: Ne vazhdojmë punën dhe zhvillojmë projektin e “Auto Moto Park”, i cili tanimë, është një projekt i detajuar në një bashkëpunim të gushtë më Formlua 1, duke ndjekur të gjitha sugjerimet apo të gjitha kritikat e skuadrës së projektit. Ndërkohë vazhdon puna për të ndërtuar të gjithë terrenin për projektin, hyrjet dhe daljet. Ambicia është që Shqipëria 2030 të jetë edhe vendi pritës i garës së Formula 1, diçka e pakonceputeshme deri pa ca kohësh e nga vende shumë më emër se në, por ja që në ja dalim dhe aty ku basti duket i pamundur.

Ky projekt është ekonomi, nuk është vetëm garë me makina. Sepse ne 365 ditë do të krijoj një destinacion që në qendër do jetë siguria rrugore, ku që nga fëmijët deri te të rriturit që ngasin një makinë, do u referohen kësaj qendre për testimet përkatëse që do jenë pjesë të të qenit tonë anëtare të BE. Modeli ynë është qendra në Vjenë. Siç e vutë re, është ndërtuar një projekt që brenda vetë familjes së Formula 1, është inovacioni për një sërë zgjidhjesh që janë sugjerua nga stafi teknik.

Këtu në këtë zonë që njihet si biblioteka e qytetit, duam të bëjmë një ndërhyrje përmes ministrisë, për t’i rikthyer shkëlqimin si një moment kulture de për të krijuar një distanacion të librit, të ketë çfarë është ruajtur këtu, dhe kohën e re, teknologjisë. Nga një projekt ambicion për ekonominë kombëtare te një projekt lokal që do të jetë një tjetër xhevahir qe do tu shtohet monumenteve të kulturës së Elbasanit. Ne do të vazhdojmë për të çuar më tej atë vizionin e bashkimit të Tiranë me Elbasanit, si një gjymtyrë e një metropol që tanimë më shumë, por merr formë si metropoli i dekadës së ardhshme.