Detaje/ Martesa e Lauren Sanchez me Jeff Bezos do të jetë si ajo e Princeshës Diana
Një nga dasmat më të përfolura të vitit po afron dhe nuk është tjetër veçse ajo e Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos. Çifti po përgatitet të shkëmbejë betimet e besnikërisë së përjetshme në një ceremoni që pritet të bashkojë ajkën e botës së biznesit dhe asaj artistike. Ndërsa detajet rreth datës së saktë mbeten një sekret, vëllai i Sanchez, Paul, foli për TMZ, duke zbuluar disa detaje nga prapaskenat e një prej ngjarjeve sociale më të pritura të vitit.
Sanchez jo vetëm konfirmoi se ceremonia do të jetë spektakolare, por e krahasoi atë me dasmën ikonë të princeshës Diana dhe mbretit Charles në vitin 1981. Edhe pse deklarata e tij bëri bujë, njerëzit e afërt të çiftit mohojnë që ngjarja të jetë kaq madhështore, duke theksuar se, megjithëse do të jetë luksoze, nuk do të arrijë nivelet mbretërore.
Përveç kësaj, Paul Sanchez zbuloi gjithashtu se në listën e të ftuarve janë disa nga emrat më të mëdhenj të elitës botërore, ndërsa foli edhe për dhuratën që planifikon t’i bëjë çiftit, një vendim i vështirë, duke qenë se Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez tashmë kanë… gjithçka.
Pavarësisht luksit dhe kërkesave të eventit, Paul Sanchez siguroi se motra e tij mbetet plotësisht e relaksuar. E njëjta gjë vlen edhe për Jeff Bezos, i cili sipas informacioneve po mban një qëndrim diskret në pritje të ditës së madhe.
Sipas informacioneve të Page Six, çifti do të martohen në Venecia këtë verë. Dasma do të bëhet në jahtin e tij 500 milionë dollarësh, të cilat do të ankorohen në brigjet e Italisë në qershor.
Lista e tyre e të ftuarve përfshin emra nga showbiz-i, politika dhe biznesi. Sipas informacioneve të raportuara nga faqja e internetit TMZ, lista përfshin emra si prezantuesja Oprah Winfrey, Eva Longoria dhe Orlando Bloom me të fejuarën e tij, Katy Perry. Në të njëjtën listë thuhet se janë emrat e këngëtares Jewel, personazhit televiziv Kim Kardashian dhe nënës së saj Kris Jenner.