Mon, Mar 31, 2025

E Ngarkuara me Punë e SHBA uron Komandantin Alban Dervishi, për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor: Ta bëjmë Amerikën më të fortë

  • PublishedMarch 28, 2025

E Ngarkuara me Punë e SHBA uron Komandantin Alban Dervishi, për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor: Ta bëjmë Amerikën më të fortë

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka mirëpritur sot (28 mars) në ambasadë, Komandantin Alban Dervishi, të cilin e ka uruar për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor.

Lajmi konfirmohet nga vetë ambasada amerikane, e cila përmes një postimi në rrjete sociale, njofton se VanHorn dhe Dervishi gjithashtu kanë diskutuar rëndësinë e partneritetit mes dy vendeve “për ta bërë Amerikën më të fortë”.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti Komandantin Alban Dervishi në ambasadë për ta uruar për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor këtë qershor dhe për të diskutuar rëndësinë e partneriteteve tona të mbrojtjes për ta bërë Amerikën më të fortë. Si pjesë e vizitës së tij, Komandant Dervishi, i shoqëruar nga personeli i Zyrës së Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, u takua edhe me Nënadmiral Adnand Agastra në Komandën e Forcës Detare ku pati mundësinë të merrte pjesë në disa nga aktivitetet atje”, njofton ambasada.