Ismajli mbetet në “bokse”, tek Empoli e bëjnë dramë
Ardian Ismajli ishte një nga mungesat e mëdha të Sylvinho-s në dy sfidat e para në kualifikueset e Botërorit. Ismajli sapo ishte rikthyer në fushë, me qendërmbrojtësit që zhvilloi 90 minuta të plota kundër Torinos, por gjatë stërvitjeve me Shqipërisë, Ismajli kishte ndjerë një shqetësim muskulorë që e pengoi të ishte në fushë kundër Anglisë dhe më pas Andorrës. Ismajli u rikthye tek Empoli të mërkurën ku provoi të stërvitej së bashku me pjesën tjetër të ekipit, por situata nuk është përmirësuar.

Mediat italiane zbulojnë se futbollisti kuqezi nuk është rikuperuar plotësisht për këtë arsye nuk do të jetë në dispozicion të ekipit për transfertën përballë Comos. Për Empolin kjo është një goditje e rëndë në këtë pikë të sezonit ku luftojnë për të mbijetuar në Serie A. Jo vetëm Ismajli, nuk do të jetë në dispozicion as Viti duke e bërë situatën shqetësuese pasi numrat vërtetojnë se Empoli ka varësi nga kjo dyshe, Ismajli-Viti. Kur të dy kanë qenë në fushë, Empoli ka pësuar 23 gola në në 20 ndeshje, me një mesatare prej 1,15 golash për ndeshje. Kur të dy nuk kanë qenë në fushë, në vetëm katër ndeshje, Empoli ka pësuar 10 gola.
Në shtëpinë e klubit toskan kryqëzojnë gishtat që Ismajli të rikthehet sa më shpejt në fushë në këtë fund sezoni pasi është një nga elementët më të rëndësishëm të këtij ekipi.
()