Nuk u bë pjesë e listave të PS-së! Arsejda Gjyli: Nuk e shikoj si disavantazh! Jam falënderuese për mundësinë që m’u dha
Pedagogia e Universitetit Luarasi, Arsejda Gjyli, foli sot në emisionin “Log” në News 24 nën moderimin e gazetarit Endri Xhafo lidhur me listat e PS-së për zgjedhjet e 11 Majit.
Gjyli komentoi ndër të tjera përpjekjen e saj për t’u bërë pjesë e listave të PS-së nga platforma “Deputeti që Duam”.
Pedagogia tha se nuk e sheh si disavnatazh faktin që s’u bë pjesë e listave.
Sakaq ajo theksoi se ndihet falënderuese për mundësinë që i’u dha dhe se këtë eksperiencë ajo e shesh se legjitimim të figurës së saj politike.
Pjesë nga biseda në studio
Xhafo: Të vjen keq e dashur që nuk je pjesë e listës së PS, sepse vure emrin tënd te lista e Deputetit që Duam, nga e cila listë dolën disa figura.
Arsejda Gjyli: Duke qenë si kandidate e Deputetit që Duam unë pata një mediatizim dhe një rritje shumë të shpejtë. Kjo patjetër ka zgjuar te njerëzit një kuriozitet se pse nuk je ti në listë etj etj. Por unë nuk e kam parë në këtë këndvështrim, unë e kam marrë anën pozitive të gjithë procesit duke qenë se nuk u koptova por si figurë e re kam rritur një lloj krediti politik të figurës time, por nuk e shikoj si disanavantazh faktin që nuk u futa në lista këtë radhë. E shikoj si legjitimim të figurës politike, si avantazh timin në linçimin tim në arenën politike, e shikoj si rrugëtim dhe patjetër në momentin e parë ishte një lloj ndjesia por pastaj e tejkalova duke menduar që e gjitha kjo mua më shërbeu dhe jam falënderues për mundësinë që m’u dha.