Rama në Elbasan, tregon bisedën me të rinjtë e FRPD Vlorë: Pasi u bashkuan me ne, thanë ‘s’dimë si të menaxhojmë fitoren se vetëm kemi humbur’! Batuta për Dash Sulën
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me shtabin elektoral në Elbasan, ka bërë batuta për deputetin demokrat Dash Sula, i cili mbeti jashtë liste dhe nuk kandidon nën sloganin e asnjë force politike në këto zgjedhje.
“Dash Sulën si e kemi? Ia nxora Dashit, se e përcaktova si një specie që nuk ka lidhje me kënetën edhe e hodhi këneta jashtë. Një gjë e tha bukur ama, Gjel deti jam, por jam gjel deti që shtyp. Kështu që, zoti i shtoftë inatin tani”, tha Rama.
Ndër të tjera ai tregoi edhe një histori me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së në Vlorë, të cilët tha se janë bashkuar me PS.
Rama tha se njëri prej tyre i kishte thënë se nuk do dinë sesi të menazhojën fitoren sepse ishin mësuar vetëm me humbje.
“Më të bukur ma tha një nga ata çunat aty te FRPD-së së Vlorë, të gjitha ata, më kryesorët, erdhën te ne. Tha ne nuk kemi rrugë tjetër, do bashkohemi në këtë fazë. Tha i vetmi stres që kemi është si do ta menaxhojmë fitoren, tha ne nuk jemi mësuar me fitu. Ne dimë vetëm të menaxhojmë humbjen”, tha Rama