Rama thumba PD-së: Vota e pseudoprimareve është bërë objekt talljeje, ata që ju zgjodhët humbën rrugës! Duhet të thajmë kënetën!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë e Elbasanit, nga ku bëri thirrje që të gjithë qytetarët e Elbasanit të votojnë për PS në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Gjatë fjalimit të Ramës nuk munguan as ironitë ndaj PD-së dhe Sali Berishës.
Rama i cilësoi primaret e PD-së si “pseudorpimare”, ndërsa bëri thirrje që edhe demokratët të votojnë PS-, pasi me PS-në ata mund të çojnë Shqipërinë drejt BE-së.
Edi Rama: Njëra zgjedhje është në BE brenda 2030 për të mbyllur negociatat deri në 2027. Tjetra zgjedhje është në kënetë. Duke zgjedhur BE krijojmë kushte që të thahet këneta. Ndërsa duke zgjedhur kënetën pengojmë një mision historik, por edhe mbajmë kënetën në jetë.
Prandaj unë i them në radhë të parë atyre që janë në atë kategori, të gjithë ata që në primare dolën fitimtarët dhe që bufi i kollofiti të gjithë…kurrë nuk ka për të pasur hajër asnjë zgjedhje e lirë e juaj, për sa kohë nuk do thani kënetën.
Vota juaj e pseudoprimareve është bërë objekt talljeje të madhe dhe ata që ju zgjodhët ju humbën rrugës, prandaj ju të gjithë duhet të votoni 5.
Duhet që me votë të investoni për Shqipërinë në BE dhe të merrni pasaportën europiane të Shqipërisë dhe ti jepni një mësim bufit të kënetës duke i treguar se ju nuk jeni numëror topi por se kur ju e ktheni votën në anën tjetër ata ngelen pa asnjë mundësi për të bërë sikur fituan.