Mon, Mar 31, 2025

Sali Berisha zbulon sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore: Ata që do të votojnë PD-në janë 1-sha

  • PublishedMarch 28, 2025

Sali Berisha zbulon sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore: Ata që do të votojnë PD-në janë 1-sha

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore.

Berisha deklaroi se renditja e PD-së e para në fletën e votimit është një fat hyjnor dhe tokësor.

Kryedemokrati theksoi se ata që votojnë për Partinë Demokratike janë 1-sha.

Teksa komentoi sloganin, Berisha u shpreh se flamuri kuq e zi ka një bukuri mahnitëse, ndërsa sipas tij logoja është “logoja e betejës me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 Majit”.

“Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo (numri 1 ku renditet PD në fletën e votimit). Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor që i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe i mbështetësve të PD është jashtëzakonisht i madh.

Ata që votojnë për PD votojnë 1-shin, de facto janë 1sha, nuk mohohet, tu përkasësh 1-shave është në nder, privilegj, Po kjo do të jetë slogani, nuk ndalem te flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse, logoja, siç e shihni është logoja e betejës me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 Majit”, tha Berisha.