Mon, Mar 31, 2025

Vlerësimi i Reformës në Drejtësi, Berisha: Shqiptarët më parë kishin një proces ligjor jo të përsosur, por të pranueshëm! Sot u mohohet kjo e drejtë

  • PublishedMarch 28, 2025

Vlerësimi i Reformës në Drejtësi, Berisha: Shqiptarët më parë kishin një proces ligjor jo të përsosur, por të pranueshëm! Sot u mohohet kjo e drejtë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një tryezë diskutimin për vlerësimin e reformës në drejtësi në Shqipërisë, është shprehur se kjo fushë projektuar në mënyrë të fshehtë nga fondacioni Shqipëria e Hapur.

Berisha gjithashtu u shpreh se shqiptarët, deri para se të niste zbatimi i reformës, kanë patur procese ligjore të pranueshme, teksa shton se sot një gjë e tillë u mohohet qytetarëve.

Berisha: Reforma në drejtësi në Shqipëri, të jemi të hapur, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur.

Dokument, i cili u bë publik në një nga këto likat e njohura, në të cilat ne pamë se ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale.

Unë nuk do ndalem këtu tani në historikun 10-vjeçar, por është normale dhe ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë, e fondacionit Adenauer që të studiohet ky realitet, që të mos pranohet si tabu, se tabutë janë fenomene tipike për diktaturat dhe autokracitë.

Për sistemin e lirë e demokratik janë reformat, ato të cilat janë konstantja e tij.

Por, në rast se bëjmë bilancin 10-vjeçar të kësaj reforme të realizuar nga ekstremi i majtë, cili është?

E para, është mohimi i të drejtës së shqiptarëve, jo me ligj, por me fakte dhe realitet, për të pasur një proces ligjor të drejtë.

Shqiptarët, kurrë që nga vitet ‘90 gjersa u zbatua ky proces, nuk kanë pasur një proces ligjor të përsosur, por kanë pasur një proces ligjor të pranueshëm.

Ky proces ligjor i pranueshëm, i ka bërë të mundur Shqipërisë, të anëtarësohet në Këshillin e Europës, të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, të firmosë marrëveshjen e liberalizimit të vizave, të marrë rekomandimin e KE për statusin e kandidatit dhe të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.

Cilido që lexon raportet e KE, që unë i kam vlerësuar gjithnjë ato, këto raporte, për një vend që të progresojë, kishin dy kërkesa madhore, shteti ligjor funksionues, ekonomia e tregut funksionuese.