Tue, Apr 1, 2025

Arbana Osmani rikthehet në ekran? Ja postimi që ngriti dyshimet

  • PublishedMarch 29, 2025

Arbana Osmani rikthehet në ekran? Ja postimi që ngriti dyshimet

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka ngjallur dyshime për një rikthim të mundshëm në televizion me një postim të fundit në Instagram. Ajo ka ndarë një listë me fustane nga marka të njohura, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Back to TV means back to cute dresses” (Rikthimi në TV do të thotë rikthim te fustanet e bukura).

Ky detaj ka mjaftuar për të nxitur spekulime mes ndjekësve, të cilët po hamendësojnë nëse bëhet fjalë për një projekt të ri apo vazhdimin e një formati të njohur. Deri tani, Arbana nuk ka dhënë më shumë detaje, duke lënë gjithçka të mbuluar me mister.