Mon, Mar 31, 2025

Botërori për Klube, ideja e “çmendur” e Inter Miami, Messi-Ronaldo në një skuadër

  • PublishedMarch 29, 2025

Botërori për Klube, ideja e “çmendur” e Inter Miami, Messi-Ronaldo në një skuadër

Ëndrra e çdo tifozi për afro 20 vite ka qenë të shoh në sulm, në një skuadër, dy legjendat e futbollit botëror, Ronaldo-Messi. Për afro dy dekada dy yjet e botës kanë rivalizuar në distancë për çdo trofe në valle, por kurrë nuk u bashkuan. Të shumtë kanë qenë klubet që në vitet e fundit janë përpjekur të bëjnë këtë ëndërr realitet, i fundi që po përpiqet ta bëjë diçka të tillë është David Beckham, pronari i Inter Miami.

Ideja e Beckham dhe ekipit të tij është të bëjë bashkë Messi dhe Ronaldon në një skuadër, në kuadër të Botërorit për Klube që këtë vit vjen me një format totalisht risi, për më tepër që do të zhvillohet në SHBA. C.Ronaldo është pjesë e Al Nassr, por klubi saudit nuk është i kualifikuar në këtë turne, nga Arabia Saudite do të luajë Al Hilal. Ronaldo ka një kontratë me Al Nassr deri në fund të këtij sezoni, për këtë arsye Inter Miami po mendon të transferojë në SHBA yllin portugez.

Ideja e Inter Miami është e qartë dhe e thjeshtë. Ronaldo do të kishte mundësinë të luante në një skuadër me Messin vetëm për këtë turne, për Botërorin për Klube, më pas portugezi do të ishte i lirë të firmoste për çdo skuadër tjetër që do të dëshironte, madje mund të rikthehej sërish tek Al Nassr.

Inter Miami, të shtyre edhe nga organizatorët, FIFA dhe qeveria amerikane, kërkon ta shndërrojë këtë Botëror për Klube në një turne madhështorë, për tifozët e futbollist do të ishte maksimumi të shihnin në një skuadër Messin dhe Ronaldon.

()


AlbaniaWeb.net