Mon, Mar 31, 2025

Brazili shkarkon Dorival, Ancelotti mbetet ëndrra e madhe, por italiani heziton, në skenë del Jorge Jesus

  • PublishedMarch 29, 2025

Brazili shkarkon Dorival, Ancelotti mbetet ëndrra e madhe, por italiani heziton, në skenë del Jorge Jesus

Disfata me “poker” golash ndaj Argjentinës i ka kushtuar shtrenjtë Dorival Junior. Federata e Futbollist Brazilian, pas takimit që zhvilloi kokë me kokë me trajnerin dhe stafin e ekipit përfaqësues, vendosi të ndërpres menjëherë bashkëpunimin, duke shkarkuar Dorival, fakt që e konfirmoi vetë presidenti i Federatës, Ednaldo Rodrigues në një reagim për Reuters. Së bashku me Dorival, largohet edhe pjesa tjetër e stafit drejtues.

Në Brazil ka nisur menjëherë puna për gjetjen e një trajneri të ri, kjo pasi objektivi kryesor i Rodrigues, Carlo Ancelotti konfirmoi se nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid: “Kontrata ime me Realit flet qartë”, u përgjigj Ancelotti kur u pyet nëse do të largohej drejt Brazilit. Ancelotti ka një kontratë me klubin spanjoll deri në 2026. Në këto kushte, Federata Braziliane është e detyruar të shoh për të tjerë opsione pasi nuk mund të presin Ancelottit, në një kohë kur në 2026 është në program Botërori në SHBA.

Sipas mediave braziliane, opsioni kryesor në këto kushte është kthyer Jorge Jesus, i cili në Brazil vite më parë fitoi gjithçka me Flamengo-n. Jesus, aktualisht është pjesë e Al Hilal në Arabinë Saudite, por ka të përfshirë një klauzolë që e lejon të largohet. Pengesa e vetme në këtë pikë mund të jetë Neymar, ylli i Brazilit, lojtar më të cilin pati përplasje të forta kur Neymar ishte pjesë e Al Hilal.

Federata Braziliane ka kohë në dispozicion për të bërë zgjedhjen e duhur pasi do të rikthehen në fushë në qershor, në kuadër të dy takimeve të radhës kundër Ekuadorit dhe Paraguait, ku i duhen 4 pikë për t’u kualifikuar në Botëror.

()


AlbaniaWeb.net