Do të bëhen së shpejt prindër të një djali, jeta e re yllit të Kombëtares, Myrto Uzuni dhe partneres së tij në Spanjë
Ata janë ndër çiftet më të dashura për publikun, ndonëse kanë preferuar që në media të ruajnë një profil të ulët. E kemi fjalën për Myrto Uzunin dhe Uarda Hysenin, që prej disa vitesh po shijojnë një histori të bukur dashurie.
Çifti, është në ditët e fundit të pritjes së fëmijës së tyre të parë. Uarda dhe Myrto, zbuluan pak kohë më parë që janë në pritje të djalit të tyre të parë. Përgjatë gjithë shtatzënisë, partnerja e sulmuesit të Kombëtares, ka preferuar që të ruajë një profil të ulët, duke preferuar që mos të postojë foto apo video.
Por në ditët e fundit, ajo mesa duket ka bërë publik edhe setin fotografik të fundit përpara se bebi të vijë. Ashtu si mund të dallohet edhe nga fotot, çifti ka pozuar së bashku, ku të gjithë vëmendjen e ka pasur barku i rrumbullakosur i Uardës. Kujtojmë se disa muaj më parë, dyshja e zbuloi në stadium se bebi që do të vinte ishte djalë. Që prej asaj dite, Uzuni vijon me angazhimin e tij me Kombëtaren, por edhe në Spanjë, ndërkohë që Uarda e shoqëron në Spanjë, ku këtë herë është shkëputur nga gjithçka për të shijuar kohën e shtatzënisë, por edhe për t’u përshtatur pak me vendin.
Daljet në media, modelja i ka pasur të rralla, por ajo ka ndarë me publikun historinë sesi është njohur me Myrton.
“Jemi njohur shumë rastësisht prej një tavoline të përbashkët prej një shoqërie të përbashkët dhe jam gjendur rastësisht në atë tavolinë dhe nuk e kisha menduar kurrë. Nuk e njihja, nuk ndiqja futboll zero, nuk kisha lidhje. E mora vesh në tavolinë, po nuk kisha ikur për atë. U prishën pak planet për dasmën prej Europianit, por mendoj kur të bëhet bebi 1 vjeç do ta bëjmë”.
Në rrjetet sociale, çifti postonte shpesh copëza nga e përditshmja e tyre, ku udhëtimet e luksit dhe dhuratat e shtrenjta janë pjesë e jetës së tyre. Pak muaj më parë, dyshja zbuloi edhe lajmin e shtatzënisë, në një festë që ashtu si i ka hije një ylli të futbollit, u bë në stadium. Në stadium, mes miqve dhe familjarëve ata zbuluan gjininë e fëmijës.
Kudo në rrjete sociale qarkullon videoja e momentit të bukur, ku të ndodhur në një fushë futbolli së bashku me partneren e tij, Myrto shënon gol e në atë moment kudo shfaqet ngjyra blu, duke treguar se çifti janë në pritje të një djali. Padyshim ky mund të quhet si goli më i mirë në karrierë për sulmuesin, i cili do të ketë një motivim ekstra për të ardhmen. E përpara se bebi të vijë në jetë, këto foto janë edhe kujtimi i fundit i shtatzënisë së Uardës.