Tue, Apr 1, 2025

“Do të kemi dronë luftarakë e mjete të blinduara ‘Made in Albania’” -Rama: Paga e Ushtrisë do të jetë në mesataren e FA të NATO-s

  • PublishedMarch 29, 2025

“Do të kemi dronë luftarakë e mjete të blinduara ‘Made in Albania’” -Rama: Paga e Ushtrisë do të jetë në mesataren e FA të NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se industria ushtarake në vend ka filluar të hedhë themelet për të prodhuar armatime, dronë luftarakë dhe mjete të blinduara “Made in Albania”.

Edi Rama: Sot është ushtria më e mirëpaguar e rajonit, me një pagë mesatare, jam shumë krenar për këtë, më të lartë se të gjitha vendet e tjera të BP, edhe Serbinë e kemi sapo kaluar me pagat në ushtri.

Synojmë që brenda mandatit të 4 në Shqipërinë 2030, paga mesatare e ushtrisë shqiptare të jetë në mesataren e ushtrive të NATO-s.

Pa folur se çfarë kemi bërë në të gjitha ato ferra dhe rrënoja, në atë maskaradë që gjetëm në territorin e planit të përhapjes, një ferrnajë që sot është një bazë ajrore taktike e NATO-s, një forcë luftimi e lënë rrugëve. Sot me fuqi zjarri, me flotë helikopterësh, së shpejt edhe me një anije luftarake të madhe përveç anijes luftarake më të vogla që kemi, me dron luftarakë, të gjitha këto janë vetëm baza e një transformimi që ka ardhur si shtysë e kohës ku jetojmë. Industria ushtarake ka filluar të hedhë themelet për të prodhuar këtu municione, armatime, dronë luftarakë, mjete të blinduara made in Albania, së shpejti të gjitha këto do të mund tu tregohen shqiptarëve.

Shkollën e aviacionit do ta rilindim, brenda 2028 do të kemi kampusin modern të Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë ku ka fillua rindërtim, një pjesë e kemi treguar për publikun. Flota detare do të bëhet me 3 anije luftarake të reja. Flota ajrore do të ketë këtë verë 2 avionë zjarrfikës, për ne pa pritur që të vijnë nga një vend tjetër