E pastrehë prej vitesh, çfarë mbante Parashqevi Simaku në çantën e saj! Detajet e pathëna nga jeta në metro e këngëtares së famshme
Që nga dhjetori i vitit të shkuar, Elton Ilirjani është angazhuar në krah të Parashqevi Simakut. Biznesmeni i njohur, tashmë është shndërruar në një nga personat më të afërt të saj, duke i ndryshuar edhe jetën.
Në një video të postuar nga gazetari Blendi Fevziu, biznesmeni shqiptar tregoi se çfarë gjeti në valixhen e artistes së madhe në momentin e parë që u takuan.
“Valixhet e Parashqevi Simakut kishin çdo gjë që personifikonte egon e saj. Gjëja që unë kam marrë me vete nga valixhja e saj është ky shalli i kuq që e vendoste në kokë dhe e kombinonte me kurorë apo flokë mbajtëse me ngjyra, me gurë. Kishte pasta dhëmbësh dhe furçë pa fund. Kishte shall që mbulonte trupin, sepse ajo është vërtetë një zonjë që nuk do të ekspozohet. Kishte rreth 200 dollarë që ndoshta ishin të mbledhura. Unë i kam ruajtur shumicën e gjërave”, u shpreh Ilirjani.
Biznesmeni Elton Ilirjani, ka rrëfyer së fundmi në një intervistë arsyen pse këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, e cila para pak muajsh u gjet e pastrehë dhe në gjende jo të mirë shëndetësore, dështoi në karrierë pasi shkoi të jetonte në SHBA. Iliriani rrëfen se ëndrrat e ikonës së muzikës shqiptare për Hollywood-in ishin të mëdha, por ato u shuan pasi ajo nuk zgjodhi të ishte një punonjëse seksi.
“Ajo dështoi, sepse ajo nuk zgjodhi që të ishte një “punonjëse seksi” siç janë shumë artistë të tjerë dhe në skandalet që keni parë në SHBA. Parashqevi Simaku është një person shumë i pastër, shumë i dashur, që ka besim të madh te Zoti. Ajo e rrezaton këtë. Kur ka shkuar në Holliwood, jo vetëm që nuk ka pasur mbështetjen e askujt nga shqiptarët, por edhe është goditur. Është goditur që në hapat e saj në Hollywood”,- u shpreh biznesmeni.
Sipas Ilirjanit, Simaku ka qenë një divë dhe ky status ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta. Ai mohoi thashethemet se Simaku ka përdorur drogë apo se ka qenë e alkoolizuar.