Gjesti merr dron nga kjo ish-banore e “BBVK”: Të kam pas shumë shoqe…
Sot, gjatë ditës, Gjesti përjetoi një moment emocionues në ‘Big Brother VIP Albania’ kur Rovena Stefa i dërgoi një surprizë: një dron me mesazhin “Gjesti dëgjo Rovin, fito”.
Gjesti reagoi duke theksuar lidhjet e forta me Rovenën, duke deklaruar: “Të kam pas shumë shoqe të mirë Rovena, kur dalim do shihemi jashtë”.
Megjithatë, droni nuk u mirëprit nga disa banorë të tjerë, përfshirë Rozana Radi, duke shkaktuar reagime të ndryshme brenda shtëpisë.