Gola, penallti dhe kartonë, statistikat që prodhoi java e 31-të e Superiores
* Kjo javë prodhoi 11 gola. Dy takime u ndanë me nga katër gola, ndërsa në tri përballjet e tjera u mjaftuan me nga një gol. Tri penallti u akorduan në pesë ndeshje, dy nga të cilat u shndërruan në gol, ndërsa një u gabua.
Kjo javë pati edhe një autogol, në ndeshjen Laçi-Elbasani, i shkaktuar nga mesfushori i Laçit, Shabani. 5 gola u realizuan në pjesët e para të takimeve, ndërsa 6 u shënuan në të dytën. Në shtatë gola festuan lojtarë shqiptarë, ndërsa 3 nga të huajt (Ilevski, Zharmuni dhe Fernando) dhe një autogol.
* Duhet theksuar se nuk pati asnjë përmbysje të rezultatit, ndërkohë që vetëm dy prej ekipeve vendësi arritën të merrnin tri pikë. Fitorja e vetme në transfertë ishte nga Elbasani.
* Dy lojtarë me të njëjtin mbiemër shënuan në ndeshjen Tirana-Bylis. Mesfushori Arli Përgjoni për ballshiotët dhe mbrojtësi Florian Përgjoni për bardheblutë. Asnjë futbollist nuk arriti të shënonte një dygolësh.
* Njëzet kartonë të verdhë pati java e 31-të e Superiores. Ndeshja që pati më shumë ishte Tirana-Bylis dhe TeutaSkënderbeu, me 5 kartonë secili takim. Këtë javë nuk pati asnjë ndëshkim me karton të kuq nga gjyqtarët.
* Me vetëm 3 lojtarë shqiptarë në formacion e nisi takimin Bylisi kundër Tiranës. Ilievski nga Maqedonia e Veriut, shtetësi që nuk konsiderohet e huaj në kampionatin tonë, ndërsa pjesa tjetër e titullarëve ishin të huaj, përfshi këtu katër brazilianë, një gjerman, një senegalez dhe një lojtar nga Ekuadori.