Gruaja e Kelly-t rrëfehet për luftën me kancerin e gjirit
Bashkëshortja e Kelly-t ka treguar për herë të parë publikisht të gjithë kalvarin e vuajtjeve në luftë me kancerin e gjirit. Enisa Allmuça rrëfeu se si një kontroll rutinë zbuloi se ishte e prekur nga nje tumor agresiv. Ajo e përshkroi këtë moment si tejet të vështirë dhe se në momentin që mori lajmin telefonoi menjëherë Kelly-n sepse nuk mund t’i jepte makinës.
“M’u thërrmua çdo gjë. Lufta me kancerin është shumë e vështirë. Ka ditë që nuk bën dot gjërat që do doje, sepse trupi nuk të bindet. Ka dhe ditë që mendon që po e humbet betejën, por Kelly ka qenë forca ime më e madhe dhe djali”, u shpreh ajo.
Më tej Enisa tregoi se tashmë ka hequr të gjithë gjirin dhe se momenti i parë kur u zgjua pas ndërhyrjes ka qenë një shok emocional shumë i fortë për të.
Me forcë, kurajo dhe buzëqeshje në fytyrë, Enisa rrëfeu se nga njëri krahë e ka thuajse të pamundur të hapë qoftë dhe një shishe uji, e megjithatë nuk nguroi të japë një mesazh për të gjitha vajzat se jeta duhet jetuar dhe se për të duhet të luftosh me buzëqeshje në çdo moment të mirë apo më pak të mirë.