Ilir Meta urim besimtarëve myslimanë për Fitër Bajramin: Të forcojmë besimin dhe të qëndrojmë të palëkundur përballë çdo sfide
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, i cili shënon mbylljen e agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Me përfundimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Meta foton besimtarët të bashkohen në lutje që agjërimi, devotshmëria ndaj Zotit dhe veprat e mira të shpërblehen me paqe, shëndet, begati dhe mirësi për çdo familje shqiptare, veçanërisht për fëmijët, të cilët janë shpresa dhe e ardhmja jonë!
Meta ka përmendur dhe një varg nga libri i shenjtë i Kuranit, ndërsa shkruan se Kurani na mëson: “Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje.”
“Le të ecim përpara me vendosmëri, me dashuri për njëri-tjetrin dhe me përkushtim për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të ndritur!”, ka përfunduar ai.
Urimi i Ilir Metës
Gëzuar dhe me fat Bajramin e Madh!
Me përfundimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, le të bashkohemi në lutje që agjërimi, devotshmëria ndaj Zotit dhe veprat e mira të shpërblehen me paqe, shëndet, begati dhe mirësi për çdo familje shqiptare, veçanërisht për fëmijët, të cilët janë shpresa dhe e ardhmja jonë!
Të forcojmë besimin, të mbajmë ndezur dritën e shpresës dhe të qëndrojmë të palëkundur përballë çdo sfide! Kurani na mëson: “Qëndro i vendosur kundër padrejtësive, edhe nëse kjo gjë rezulton kundër teje.”
Me zemrën plot besim, të punojmë së bashku për një Shqipëri ku dielli ndriçon për të gjithë! Profeti Muhamed (Paqja dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi Të) na mëson: “Nuk ka begati pa sakrifica!”
Le të ecim përpara me vendosmëri, me dashuri për njëri-tjetrin dhe me përkushtim për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe më të ndritur!