Tue, Apr 1, 2025

Pasi u divorcua me Ilir Metën dhe u shkëput nga politika, Monika Kryemadhi “ndërron” profesion! Deputetja gati debutimin në aktrim krah emrave të njohur! Ja roli që do të ketë

  • PublishedMarch 29, 2025

Pasi u divorcua me Ilir Metën dhe u shkëput nga politika, Monika Kryemadhi “ndërron” profesion! Deputetja gati debutimin në aktrim krah emrave të njohur! Ja roli që do të ketë

Ashtu edhe si kishte paralajmëruar, Monika Kryemadhi konfirmoi se do të hiqte dorë nga politika. Por kur asnjë s’e priste, deputetja u shpreh se ishte duke realizuar një film, si aktore. Një lajm ky që habiti jo pak publikun. Teksa ishte e ftuar në intervistë, politikania iu rikthye edhe njëherë divorcit me Ilir Metën.

“E vetmja gjë që na ka mbetur janë kujtimet”, tha Monika Kryemadhi për raportin me Ilir Metën, gjatë një interviste të parë publike pas divorcit.

Në fakt, ajo po vazhdon të lobojë për një votë për Ilir Metën në zgjedhjet e 11 majit, por kjo për t’u treguar të gjithëve se ish-bashkëshorti i saj dhe bashkëpunëtori më i gjatë politik duhet të jetë akoma në strukturat politike të vendit.

monika kryemadhi

Pyetjes se çfarë i ka mbetur nga Ilir Meta, Monika iu përgjigj: “Nuk ka asgjë për të ndarë mes nesh. E vetmja gjë që mund të ndajmë mes nesh janë kujtimet” dhe më tej shton: “Asgjë materiale. Pavarësisht gjuhës së urrejtjes që është përdorur ndaj Ilir Metës dhe familjes së tij, sigurisht në rrjete sociale në mënyrë sistematike, qoftë nga Partia Socialiste apo qoftë Partia Demokratike njëherë e një kohë, sigurisht që ka krijuar mentalitete të ndryshme rreth Ilir Metës. Di të them që pasurinë më të madhe që Ilir Meta ka pasur dhe ka, ka qenë emri i tij dhe familja e tij”.

monika kryemadhi

Tani Monika ka plane krejt të tjera. Ajo tha se nuk do të jetë më në politikën aktive, madje tani po provon një fushë krejtësisht tjetër – shesh xhirimin. Aktualisht, Kryemadhi tha se po merr pjesë në xhirimet e një filmi që pritet ta ketë premierën gjatë muajve të verës.

“Unë kam disa projekte në dorë. Jam në realizimin e një filmi artistik, me një grup të rinjsh, kam një rol të rëndësishëm, i cili quhet “Me Fat”. Është një film shumë interesant që ka në thelb familjen, ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe se si sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyra nga më të ndryshmet. Shpresojmë që ta nxjerrim në verë, shumë shpejt, jemi duke xhiruar, janë xhiruar një pjesë e skenave dhe jemi duke xhiruar. Jam e bindur që do t’ju pëlqejë, sepse është shumë interesante. Mendoj që do të jetë diçka ndryshe që ka një lloj ndikimi sadopak edhe në jetën time politike dhe aktive”.

ilir meta monika kryemadhi

Por çfarë është ky film që ka sjellë në skenë edhe Kryemadhin. Bëhet me dije se filmi është i zhanrit dramë dhe deputetja do të jetë në rolin e protagonistes. Nga aq sa mundëm të mësonim, xhirimet sapo kanë nisur dhe bashkë me deputeten në sheshxhirim janë edhe disa aktorë të njohur të kinematografisë. Monika i ka thënë po ftesës së producentëve, për të provuar veten kështu përpara kamerave edhe në aktrim. Në rolin e kryefamiljares, ku përballet me sfidat e fëmijëve dhe të familjes, ajo do të vijë krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë deri më sot.

monika kryemadhi5

Nuk e dimë nëse aktrimi është vetëm një hobi për të, apo realisht, Kryemadhi është duke menduar që të vijojë me botën e re të aktrimit, duke lënë pas kështu gati 30 vite angazhim në politikë. E për të parë sesa është përshtatur në lëkurën e aktores, do të na duhet të presim verën, për të qenë spektatorë të debutimit të saj në botën e kinematografisë.