Tue, Apr 1, 2025

Përplasja mes Xhenetës dhe Drilonit përshkallëzohet pas ndërhyrjes së autoriteteve

  • PublishedMarch 29, 2025

Përplasja mes Xhenetës dhe Drilonit përshkallëzohet pas ndërhyrjes së autoriteteve

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Xheneta dhe Driloni, janë përfshirë në një debat të ashpër pas publikimit të bisedave të tyre private. Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e ka cilësuar publikimin e tyre si të kundërligjshëm, duke çuar në reagime të menjëhershme nga të dy protagonistët.

Driloni ka reaguar duke publikuar një foto me gishtin e mesit të ngritur dhe një mbishkrim thumbues: “U zhduk postimi bashkë me gjith guximin”, një mesazh që u interpretua si një provokim ndaj Xhenetës.

Nga ana tjetër, Xheneta nuk e ka lënë pa përgjigje këtë provokim. Në një postim ironik, ajo e akuzoi Drilonin për përpjekje për të mbuluar të vërtetën me ndihmën e avokatëve dhe parave, duke shtuar: “Unë guxim e quaj kur dikush përballët me të vërtetën – pa avokatë, pa letra, pa panik. Ti? Ti u fute në lojën e fshehjeve.”

Ajo gjithashtu ironizoi përdorimin e shpeshtë të gjestit nga Driloni gjatë qëndrimit të tij në Big Brother, duke shtuar: “Kur e pashë gishtin, më kujtohet sa herë e përdorje në Big Brother – gati sa s’i kishe zhvirgjeru çunat e shtëpisë me të.”

Në përfundim të reagimit të saj, Xheneta e paralajmëroi Drilonin se këtë herë nuk ka më lojëra të fshehta: “Këtë herë nuk ka më blerje votash. Ka drejtësi.”

Përplasja mes dy ish-banorëve vazhdon të përshkallëzohet, dhe mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ndërhyrja ligjore në këtë konflikt.