Plagosje me thikë në Pogradec, lëndohet një person! Shpallet në kërkim autori
Një plagosje me thikë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit
Ngjarja ka ndodhur në rrugë në afërsi të një dyqani ku i lënduar ka mbetur shtetasi me iniciale M. T., 36 vjeç, i cili sipas informacioneve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur në çast ku dy të përfshirët, 36-vjeçari dhe shtetasi me iniciale shtetasi L. O, janë konfliktuar për motive të dobëta.
Autori ndërkohë është shpallur në kërkim nga policia.
Pogradec/Informacion paraprak
Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.