Sezoni në rrezik, Skënder Gega thërritet në apel, “demi” rikthehet në shtëpi
Skënder Gega për tifozët e kuq përfaqëson më shumë se thjesht një trajner, është një personazh do të kujtohet gjatë, jo vetëm për të kaluarën e tij si i kuq, por mbi të gjitha për faktin se ishte trajneri i cili i rikthehu “demave” titullin pas 26 vitesh pritje dhe një trazicioni shumë të vështirë. Nga ai titull i “çmendur” në sezonin 2018-2019 kanë ndryshuar shumë gjëra, titullin e fitoi edhe një i huaj si Colella, por tani Partizani është një klub solid, favorit në çdo edicion për të triumfuar.
Në momentin më të vështirë kur ndodhet ekipi, në aspektin sportiv, pasi në bilance fituan miliona, Skënder Gega thërritet edhe një herë në apel. Pas një ecuri shumë të dobët, ku rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në “final-four”, presidenti Demi bëri lëvizjen e radhës duke rikthyer në shtëpi Skënder Gegën. Gega ka në dispozicion 5 ndeshje për të mbajtur Partizanin në garë për titull, por në njoftimin e klubit specifikohet se palët kanë një marrëveshje për të rinovuar kontratën edhe për një tjetër vit.

Gega u prezantua menjëherë me ekipin, zbriti në stërvitje pasi nuk ka kohë për të humbur, të dielën presin Laçin në “Arenën e Demave” dhe menjëherë më pas vjen derbi i kryeqytetit kundër Tiranës.

“Sezoni në rrezik, Partizani merr Gegën. Klubi i kuq emëron urgjentisht trajnerin që rikthehu titullin pas 26 vitesh”, shkruan Panorama Sport, gazeta më e madhe sportive në vend.
()