Tërmeti 7.7 ballë në Mianmar/ Shkon numri i të vdekurve mbi 1000 viktima, vazhdojnë kërkimet në rrënoja për të mbijetuar
Më shumë se 1000 njerëz janë vrarë në Mianmar dhe mijëra të tjerë janë plagosur pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.7 ballë.
Shumica e viktimave janë në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit, Mandalay, zona më afër epiqendrës së tërmetit.
Në Bangkok të Tajlandës, operacionet e kërkimit janë duke vazhduar pasi një ndërtesë e papërfunduar u shemb. Rreth 100 punëtorë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 6 të tjerë humbën jetën, sipas zyrtarëve të qeverisë lokale .