“Vendi po humbet të rinjtë që janë e ardhmja e vendit!”- Doris Pack në konferencën me Berishën: Shqipëria ka pasur shansin të jetë në BE, por…
Presidentja e EPP Women, Doris Pack, në konferencën ‘Fuqia e Grave në Politikë’, e organizuar nga LDGSH ku ishte i pranishëm edhe kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Shqipëria po humbet të rinjtë që janë e ardhmja e vendit.
Doris Pack: Çdo gjë u tha. Jam këtu si një mike e vendit tuaj e qytetarëve, një mike e përjetshme, sepse e kam parë që nga fillimi. Dhe më ‘91, e takova Sali Berishën për herë të parë në Bruksel, në grupin e EPP, u takuam dhe ma prezantuan si dikush që po bën demokracinë në vend dhe e kreu. Çfarë është ndryshuar tashmë dhe çfarë është bërë në 2-dhjetëveçarët e fundit të Sali Berishës. Kemi pasur edhe probleme, por nëse je i hapur, duhet të thuash të vërtetën, nëse është ose jo në avantazhin e politikanëve.
Në kohë të vështira, Shqipëria ka pasur shansin të jetë në BE. Nëse një pozicion i tillë si Rama që i pëlqen vetja dhe jo njerëzit. Erdha në Tiranë, dje dhe thashë të gjej zemrën e Tiranës, por ishte shkatërruar nga Rama, që ishte zemra, Teatri Kombëtar që nga covidi. S’e kam kuptuar që një lider vendi si artist bëri atë që kreu. Uroj shumë që të gjitha angazhimet e Albanës dhe atyre që mbështesin PD të kenë në maj, rezultat të mirë që ky vend të jetë shtëpi për vetë qytetarët. Edhe në fshatin tim të vogël, 100 mijë shqiptarë jetojnë aty. Edhe kujdestarja ime është shqiptare.
Shqipëria po humbet të rinjtë dhe familje të reja që mund të jenë e ardhmja e vendit. Jam plot vlerësime që gratë këtu kanë bërë vitet e fundit, dhe veçanërisht kur kjo parti e parë për ne ka pasur vështirësi që s’dua t’u rikthehem. Ajo që më bën të qaj, është se në këtë vend ku drejtësia duket e ndershme e bukur nga jashtë, është një vend ku drejtuesi i partisë ishte në arrest shtëpie dhe ishte një deputet për një vit e më shumë në arrest shtëpie dhe dikush tjetër në burg.
Drejtësia është keqpërdorur në këtë vend, që vetë presidenti i komisionit duhet të mbyllë sytë e të shikojnë e t’i vënë një emër, ata duhet t’i ndihmojnë që ta menaxhojnë situatën.
Ndaj isha shumë falënderuese që komiteti ekzekutiv i EPP së grave të vinte këtu para zgjedhjeve. PD është kthyer të vetë PD, dhe Berisha është në aleancën e CDU, dhe lideri Merz, jam e sigurtë, do të kemi dikë që do të ketë sytë e hapur për të parë këtë vend dhe jo vetëm qeverinë, e papranueshme për mua. Në vendet tona, dhe vij nga Gjermania dhe shikoj se si gratë po shikojnë me distancë politikën, pasi janë në një situatë që janë në shumicën e kohës në median sociale, jo gjthm, i adresojnë gjërat siç duhen. Në Shqipëri jam e sigurt që do ta fuqizoni njëra-tjetrën dhe në do t’u ndihmojnë.