VIDEO/ Atletico zhgënjen në transfertë, Kumbulla me shokë “i rrëmbejnë” barazimin
Atletico zhgënjen në transfertë ndaj Espanyol, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1 në La Liga. Los Colchoneros shënuan me Azpilicueten në minutën e 38-të, me një goditje të bukur nga distanca.
Vendasit përkthejnë në gol një penallti me anë të Puados, në minutën e 71-të. Te Espanyol titullar në këtë takim ishte edhe mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla.
Atletico deri më tani ka grumbulluar 57 pikë, 6 pikë më pak se Barcelona kryesuese.