Mon, Mar 31, 2025

Video e Drilonit, Xheneta paralajmëron fituesin e ‘BBVK’: Nuk e lë me kaq unë jo!

  • PublishedMarch 29, 2025

Video e Drilonit, Xheneta paralajmëron fituesin e ‘BBVK’: Nuk e lë me kaq unë jo!

Xheneta ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së videos ku Drilon Rama dëgjohet duke e lutur atë për një takim. Ajo ka theksuar se kjo video është publikuar për të zbuluar një realitet që shpesh mbetet jashtë vëmendjes së publikut dhe për të ekspozuar tentativat për manipulim dhe nënshtrim nga ana e Drilonit.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Xheneta ka sqaruar se videoja ka si qëllim të tregojë sjelljen e Drilon Ramës dhe përpjekjet e tij për të denigruar dikë tjetër publikisht. Ajo ka theksuar gjithashtu se ky lloj presioni dhe manipulimi nga ana e tij ka qenë një sjellje e përsëritur.

“Videoja është publikuar për të treguar një realitet që nuk është i njohur për publikun, dhe që përfshin një sjellje që është përsëritur si manipulim, presion dhe tentim për nënshtrim – ose siç ai vetë ka thënë: për të ‘luajtur’ me personin tjetër,” shkroi Xheneta.

Pas shpërndarjes së videos, rasti ka kaluar në shqyrtim nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila ka vlerësuar se publikimi i videos është në kundërshtim me ligjin, sipas nenit 202 të Kodit Penal të Kosovës. Megjithatë, Xheneta theksoi se ka pasur prova që tregojnë se Driloni ka qenë i vetëdijshëm për ekzistencën e videos dhe nuk ka shprehur kundërshtim ndaj shpërndarjes së saj.

“Drilon Rama ka qenë i vetëdijshëm për ekzistencën e videos dhe nuk ka deklaruar asnjëherë kundër publikimit të saj,” shtoi Xheneta.

Në vijim, Xheneta ka bërë të qartë se ka zgjedhur të respektojë rrugën ligjore që ka ndjekur Drilon Rama dhe se do të dorëzojë prova të tjera, përfshirë materialet që përmbajnë kërcënime dhe shantazhe, në gjykatë si prova zyrtare. Ajo gjithashtu ka theksuar se videoja do të fshihet vetëm për shkak të kërkesës ligjore, por që e vërteta do të mbetet e panjohur.

Në një postim tjetër, Xheneta paralajmëroi masa ndaj Drilon Ramës dhe menaxherit të tij, duke thënë: “Shantazhimin, kërcënimin e të gjitha që i ka bërë ai dhe menaxheri i tij, do të merren masa. Nuk e lë me kaq unë jo.”