Tue, Apr 1, 2025

VIDEO/ Juventus thyen Genoan, Tudor debuton me fitore, një pikë larg nga zona Champions

  • PublishedMarch 29, 2025

VIDEO/ Juventus thyen Genoan, Tudor debuton me fitore, një pikë larg nga zona Champions

Juventus fiton 1-0 ndaj Genoas, në sfidën e Serie A. Te bardhezinjtë debuton në mënyrën më të mirë të mundshme në pankinë, trajneri Igor Tudor.

“Zonja e Vjetër” e nisi ndeshje me shumë dëshirë dhe zhbllokoi sfidën në minutën e 25-të. Yildiz lëvizi mjaft mirë dhe nga fare pranë portës, dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, torinezët hasin mjaft vështirëis, me Genian që tregohet e kujdesshme, duke mos lënë shumë hapësira. Juventus me këtë fitore, është një pikë larg Bolognas së vendit të katërt.


AlbaniaWeb.net