Tue, Apr 1, 2025

“Është kapur prej flokësh me një vajzë”/ Kelly sqaron thashethemet për Rozanën

  • PublishedMarch 30, 2025

“Është kapur prej flokësh me një vajzë”/ Kelly sqaron thashethemet për Rozanën

Kelly ka hedhur akuza ndaj Rozanës, duke pretenduar se kjo e fundit ka qenë e përfshirë në një konflikt fizik me një vajzë gjatë një formati televiziv në Kosovë. Sipas Kelly, roli i Rozanës, e cila pretendon se mbron gratë, është diskutues dhe ajo ka qenë e kapur duke u përplasur me gratë për 10 vite.

Rozana u shpreh se kjo nuk është e vërtetë, pasi konflikti nuk ka ndodhur në televizion dhe për atë sherr ka fituar pafajësinë.
Kelly: Ka qenë një format i tillë dhe zonja që pretendon se mbron gratë, është kapur për flokësh me gratë. Ka 10 vite ky muhabet. Nëse jam i gabuar dhe nuk ka pasur konflikt në atë shtëpi…

Rozana: Kemi qenë një format të tillë quhet ‘big shtëpia’. Kemi pasur konflikte, asnjëri nuk është prekur me duar. Konflikti ka ndodhur jashtë shtëpisë dhe në atë konflikt unë kam dalë e pafajshme. Konflikti ka shkuar në proces gjyqësor. Si mundet ti të më akuzosh mua që jam kapur për flokësh. Çfarë nuk është përmendur këtu.

Ledioni: Secili mban përgjegjësi për gjërat që nxirrni nga goja. Nëse thoni një gënjeshtër a budallallëk që bie ndesh me atë që di publiku, atëherë do gjykoheni nga publiku.

Rozana: Më nxirrni çfarë të doni se jam shumë krenare për jetën time. Nëse kjo video nëse ekziston le të dalë. Ka ndodhur në Kodrat e Liqenit. Nëse do ndodhte një konflikt fizik do isha jashtë, unë kam qenë në finalen e atij edicioni.