Tue, Apr 1, 2025

Fitër Bajrami/ Mesazhi nga Tirana i Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Botërore të Islamit: Bota të ndjekë shembullin e Shqipërisë për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare

  • PublishedMarch 30, 2025

Fitër Bajrami/ Mesazhi nga Tirana i Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Botërore të Islamit: Bota të ndjekë shembullin e Shqipërisë për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa, ishte i pranishëm në faljen e namazit në sheshin Skënderbej në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, ai vlerësoi vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, duke theksuar se ky shembull duhet që ndiqet nga e gjitha bota.

“Sot e dimë shumë mirë se kemi konflikte në të katër anët e botës, që herë pas here burojnë nga divergjenca apo mendime të ndryshme, qasjeve të ndryshme që mund të jenë fetare, kulturore, politike dhe të tjera. Ndaj bota ka nevojë që të ndjekë shembullin e mrekullueshëm që jep shoqëria shqiptare nëpërmjet vlerave të saj, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare”, tha ai per mediat shqiptare.

Deklarata e plote 

Jam i lumtur që jam sot këtu me besimtarët myslimanë shqiptarë, për të ndarë gëzimin e Fitër Bajramit me të gjithë ju. Që arrita të ndaj me bashkëbesimtarët e mi mesazhet dhe faljen e namazit Fitër Bajramit. Ajo që desha të ndaja me ju dhe bashkëbesimtarët e mi, është rikujtimi i diçkaje që bota e di shumë mirë. Rikujtimi i faktit se shoqëria shqiptare, se populli shqiptar, ndan apo jeton një tolerancë dhe bashkëjetesë fetare që është për t’u lavdëruar në mbarë botën. Këto burojnë nga vlerat, nga morali që ky popull ka manifestuar brez pas brezi dhe ka arritur t’i përçojë edhe te brezat e sotshëm.

Sot e dimë shumë mirë se kemi konflikte në të katër anët e botës, që herë pas here burojnë nga divergjenca apo mendime të ndryshme, qasjeve të ndryshme që mund të jenë fetare, kulturore, politike dhe të tjera. Ndaj bota ka nevojë që të ndjekë shembullin e mrekullueshëm që jep shoqëria shqiptare nëpërmjet vlerave të saj, bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare. Vlerat që përmendëm, vlerat e bashkëjetesës, neve në mbarë botën, si bashkëbesimtarë të vëllezërve dhe motrave shqiptarë, na bëjnë të lumtur, të gëzuar dhe mundohemi që t’i promovojmë ato. Mundohemi t’i reklamojmë ato kudo jemi. Prandaj kam edhe një thirrje së fundmi, që këto vlera të mrekullueshme që ju keni dhe manifestoni me shoqërinë tuaj, të bëjmë të pamundurën që të përhapen edhe te brezat dhe brezi i ri, në mënyrë që edhe ai të ecë në hapat e brezave të mëparshëm.

Ta dini që gjithashtu udhëheqja që keni, përsa i përket vlerave dhe shumllojshmërisë, bashkëjetesës fetare, është udhëheqje pothuajse e përkryer, e mrekullueshme, që ofron maksimumin e shërbimit të saj, që këto vlera të transmetohen, promovohen dhe konservohen te brezat e rinj.