Tue, Apr 1, 2025

Fitër Bajrami/ Presidenti Begaj uron besimtarët dhe thekson rëndësinë e unitetit në takimet me klerikët myslimanë dhe bektashinj: Të forcojmë solidaritetin mes nesh

  • PublishedMarch 30, 2025

Fitër Bajrami/ Presidenti Begaj uron besimtarët dhe thekson rëndësinë e unitetit në takimet me klerikët myslimanë dhe bektashinj: Të forcojmë solidaritetin mes nesh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, festë e cila shënon mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Mesazhe të veçanta Kreu i Shtetit u përcolli klerikëve gjatë vizitave që zhvilloi në institucionet e komunitetit mysliman dhe atij bektashi në Tiranë.

Presidenti Begaj i nisi vizitat me Xhaminë e Madhe e Tiranës, ku u prit nga Myftiu i kryeqytetit, Imam Bilal Teqja.

Presidenti u shpreh se hapja e dyerve të kësaj xhamie përmbushi kërkesën disavjeçare të besimtarëve, për të cilët ky ishte Ramazani i parë me Xhami të Madhe, e cila pret edhe turistë të shumtë, siç bëri me dije Myftiu i Tiranës. Presidenti theksoi rëndësinë e unitetit mes besimtarëve dhe gjithë shqiptarëve, bashkë me urimin që devotshmëria e treguar gjatë këij muaji të vijojë deri në ardhjen e Ramazanit tjetër.

I shoqëruar nga Myftiu i Tiranës, Kreu i Shtetit përshkoi në këmbë rrugën drejt selisë së Komunitetit Mysliman Shqiptar, ku u prit nga Kryetari Bujar Spahiu, të cilit i përcolli urime për Fitër Bajramin, duke u shprehur: “Gëzuar Fitër Bajramin! Qoftë kjo ditë e shënuar një ditë solidariteti, një ditë mirësie për të gjithë shqiptarët. Fjalët e Kuranit Famëlartë dhe të urtit, Profetit Mohamed, le të shërbejnë për çdo shqiptar, për çdo besimtar, si shembull frymëzimi në jetën e përditshme, të jemi solidarë me njëri-tjetrin, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit, të ndihmojmë familjet në nevojë e të jemi të bashkuar në shërbim të interesit tonë madhor, në shërbim të interesit të harmonisë qytetare, të dialogut ndërfetar”, – theksoi Kreu i Shtetit.

Këtë Bajram të Madh Presidenti uroi edhe besimtarët bektashinj. Ai vizitoi selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, ku u prit nga Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, nga ku përcolli mesazhe mbi vlerat morale që mbajnë një shoqëri larg tundimit për të vrapuar drejt materiales.

6aef54ab-1a1e-4906-a41c-1104524b83c881b594c3-09d3-4133-a39c-eef91eff907387c6d222-d265-49f2-a077-bcf9e1d8518699ec6c61-ad6c-409d-9003-735e24e67075