I dhuroi fitoren Juventusit, Yildiz: Ishte një nga golat e mi më të bukur
Kenan Yildiz i dhuroi fitoren Juventusit, në ndeshjen ndaj Genoas. Goli i turkut nderoi “Zonjën e Vjetër”, në një ndeshje mjaft delikate. Pas takimit, Yildiz u shpreh se goli i së shtunës, ishte një nga më të bukurit.
“Padyshim, ishte një nga golat e mi më të bukur. Jam i kënaqur, kemi cilësi si grup, ndaj duhet të punojmë.
Çfarë ka sjellë trajneri i ri? Tudor ka sjellë energji të reja, por dua të falënderoj edhe ish-trajnerin Motta për gjithçka që bëri”.