Tue, Apr 1, 2025

Napoli nuk dorëzohet, vijon ndjekjen ndaj Interit, fiton ndaj Milanit

  • PublishedMarch 30, 2025

Napoli nuk dorëzohet, vijon ndjekjen ndaj Interit, fiton ndaj Milanit

Napoli nuk dorëzohet për titullin kampion, teksa këtë të dielë fitoi 2-1 ndaj Milanit. Politano dhe Lukaku vendosën ndeshjen në shinat e duhura për ekipin e Contes, me golat e tyre në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë ndryshojnë fytyrë dhe ushtrojnë presion në zonën e kundërshtarit. Gimenez humbi një penallti ndërsa Jovic shkurtoi diferencat.

Napoli renditet në vendin e dytë me 64 pikë, 3 pikë më pak se Interi kryesues. Misioni Champions për Milanin duket i vështirë, pasi renditet në vendin e nëntë.


AlbaniaWeb.net