Ndeshja ndaj Elbasanit, Shkëmbi: Ia dalim me shpirt luftarak, pres shumë nga ekipi
Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi doli në konferencë, para ndeshjes ndaj Elbasanit.
“Si është gjendja e ekipit? Nuk është se po kalojmë një moment të mirë, të paktën psikologjik, jemi munduar të flasim me skuadrën, të rikuperojmë disa lojtarë që kanë qenë të dëmtuar. Të shikojmë edhe sfidën e fundit dhe të vendosim, por shpresojmë dhe mendoj që do të jemi ok.
Çfarë të presim kundër Elbasanit? Shpirti luftarak duhet të jetë në maksimum. Duhet të jemi cinikë, kemi bërë shumë gabime në momentet që kalojmë në avantazh. Tregohemi ndonjëherë të vegjël për momentet pasi shënojmë gol. Ato momente që duhet të na japin qetësi, na japin më shumë nervozizëm dhe paqartësi, taktikisht apo dhe në mënyrën si duhet të zgjidhim gjërat kur të kemi topin në këmbë. Kemi folur, shpresoj që nesër të mos përsëriten këto gabime.
Prisni dhurata nga skuadrat pretendente që luajnë ndaj rivalëve tuaj? Mendoj ndeshjen tonë, e di se çfarëdo të ndodhë, duhet të marrim pikët tona dhe të fitojmë ndeshjet tona. Është mënyra e vetme që të kalojmë këtë moment të vështirë dhe krizë”- tha ai.