Tonali zbulon prapaskenat: Mund të isha bashkuar me Juventusin në vitin 2020
Mesfushori i njohur, Sandro Tonali mund të ishte bashkuar me Juventusin, në vitin 2020.
Tonali gjithsesi zgjodhi të kalonte te Milani, skuadra e tij e preferuar, por në “Cronache di Spogliatoio”, ai tregoi për kontaktet e tij me De Ligt, i cili në atë kohë ishte pjesë e bardhezinjve.
“Isha në Sardenjë. Ishte periudha në të cilën po negocioja me Milanin dhe në një restorant takuam De Ligt, i cili më foli shumë mirë për Juventusin dhe më këshilloi të mendoja për transferimin atje”- tha Tonali.