Tue, Apr 1, 2025

VIDEO/ Arnautovic dhe Frattesi, dy gola “fotokopje” nderojnë Interin kryesues ndaj Udineses

  • PublishedMarch 30, 2025

VIDEO/ Arnautovic dhe Frattesi, dy gola “fotokopje” nderojnë Interin kryesues ndaj Udineses

Inter thyen 2-1 Udinesen, në sfidën e luajtur në Milano. Zikaltërit e nisën ndeshjen “zjarr” dhe shënuan dy herë, me golat “fotokopje” të Arnautovic dhe Frattesi.

Miqtë u futën në lojë me golin e Solet, por pa mundur dot t’i ndryshojnë rrjedhën takimin. Ekipi i Inzaghit kryeson me 67 pikë, në krye të klasifikimit të Serie A.

Gjatë ditës është luajtur edhe Fiorentina-Atalanta, me ekipi violë që fitoi 1-0. Cagliari-Monza, përfundoi në shifrat 3-0.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net