Vllaznia zhgënjen në shtëpi, vetëm barazim ndaj Teutës
Vllaznia zhgënjen në shtëpi, teksa barazoi pa gola ndaj Teutës.Shkodranët patën një mundësi në minutën e 24-të, me anë të Dodaj, por lojtari nuk ia doli dot që të shënojë.
Durrsakët u mbrojtën mjaft mirë, duke mos lejuar shumë hapësira, ndërsa në fund të takimit mund ta fitonin ndeshjen, nëse Beshiraj do tregohej më i saktë.
Vllaznia është në vendin e 3-të me 52 pikë. Takimi i radhës për të besuarit e Brdaric është ndaj Bylis në Ballsh.
Teuta është në vendin e gjashtë me 34 pikë. Sfida e radhës është ndaj Dinamos.