Tue, Apr 1, 2025

Vrasja e palestinezes në Tiranë/ Miqtë e 24-vjeçares tregojnë se si prindërit e Rayyan ‘thurën’ planin për eliminimin e të bijës! Kurthi që nënë e babë bënë ndaj vajzës

  • PublishedMarch 30, 2025

Vrasja e palestinezes në Tiranë/ Miqtë e 24-vjeçares tregojnë se si prindërit e Rayyan ‘thurën’ planin për eliminimin e të bijës! Kurthi që nënë e babë bënë ndaj vajzës

Miqtë e 24-vjeçares palestinezes Rayyan Alwan pretendojnë se plani për vrasjen e 24-vjeçares u bë nga nëna dhe babai i saj.

Prej më shumë se një muaji ata ishin në kërkim të 24-vjeçares me të cilën kishin humbur kontaktet, por ka qenë një lajm i publikuar në News 24 ai që i ka ndihmuar të zbulojnë fatin tragjik të mikeshës së tyre.

Ata kanë kontaktuar me redaksinë duke sqaruar gjithçka që ka ndodhur.

Sipas tyre ka qenë nëna e Rayyan Alwan ajo që e ka bindur të bijën të udhëtonte për në Liban, duke kaluar tranzit nga Shqipëria.

“Ajo jetonte në një nga shtëpitë që i përkiste qeverisë gjermane në Berlin në Warschauer Platz 6, 10245. Nuk kishte një leje qëndrimi gjermane, por kishte një leje qëndrimi greke. Ajo ishte në konflikt me prindërit e saj dhe donte të shkonte në Liban vetëm për të parë fëmijët e saj. Ajo po planifikonte të udhëtonte në Liban në fund të këtij muaji, por papritur, nëna e saj e bindi të udhëtonte me të atin në Shqipëri dhe prej andej në Liban. Kjo për shkak se ajo nuk mund të udhëtonte drejtpërdrejt nga Gjermania me pasaportën e saj greke, pasi nuk kishte një leje qëndrimi të vlefshme greke, gjë që mund t’i kishte sjellë edhe konfiskimin e pasaportës”, thanë ata.